Postuar ne daten 2011-11-13 • 0 Koment(e) • 0 Pelqim(e)
Software Freedom Kosova ka ca vite qe mbahet rregullisht, mirpo une kam 2 vite qe shkoj dhe ndjek ligjerimet qe mbahen atje. Vitin e kaluar ndenja shume pak sepse nuk me terhequ shume programi i konferences mirpo kete vit pata mundesin qe nga fillimi e deri ne fund te ndjek pjesen me te madhe te ligjerimeve.
Nga ligjerimet te cilat do ti cekja qe me terheqen vemendjen me shume jane ai i Ervis Tusha per sigurine e aplikacioneve, Arian Xhezairi per Chyrp CMS (dizajni i sllajdeve te tij ishte me terheqesi nga te gjitha prezantimet e bera ate dite), Omer Keser nga Google dhe kuptohet Jonian Dervishi per Ditari.im.
Nga prezantimi i Jonit per verzionin e ri te Ditarit, une mund te ju them te gjithe perdoruesve te Ditarit te pergatiten sepse gjerat e reja qe po vijne do te ju shokojne.
Verzioni i ri i Ditarit pritet te vije me 01.01.2012 me ndryshme ne dizajn dhe funksionim por jo ne strukture. Ditari do te vazhdoje ta ruaj strukturen e thjeshte te nje blogu personal. Me vone do mundohem te siguroj ca fotografi te versionit te ri te Ditarit qe ti ndaj me ju.
Joni foli edhe per perdorimin e Ditari.im si biznes, format e mundshme te perdorimit te tij, menyrat se si do te perdoret/perdorej per te fituar lek dhe gjera te tilla te ngjashme.
Sa i perket licences qe Ditari perdor, pas nje pyetje nga nje i pranishem ne konference, Joni shpiki nje :P tamam license shqiptare ... beni c'te doni me te.
Per fund mund te them se Ditari i ri eshte diqka e mahnitshme dhe une mundem vetem ti uroj Jonit suksese ne punene e tij. E jonja mbetet ta perkrahim projektin dhe me mundesite tona te kontribojme ne te :)
Postuar ne daten 2011-10-02 • 0 Koment(e) • 0 Pelqim(e)
Kam kenaqesin te prezantoj para jush edhe verzionin e perditesuar te faqes Poezi Dashurie. Per dallim nga verzioni i pare, tani ne faqen tone pos poezive te dashurise ju mund te gjeni edhe sms dashurie, tregime dashurie dhe thenie dashurie. Keto jane ndare ne seksione te veqanta qe te mos perzihen dhe krijojne konfuzitet tek vizitoret. Gjithashtu edhe dizajni i ri eshte me i thjeshte dhe kendshem per syrin e vizitorit.
Cdo kritike, sygjerim apo lavdate eshte e mirseardhur.
Postuar ne daten 2011-08-31 • 0 Koment(e) • 0 Pelqim(e)
Pas 2 muajsh offline, me ndihmen e shokut tim, Jonian Dervishit e riktheva abcshqip.com perseri online. Pasojat e kesaj kohe offline jane te tmerrshme. Faqja qe merrte 96% te vizitave nga seo, sot nuk e gjen ne faqet e para me asnje term. Sdq, e shkuar e kaluar.
Cka eshte e rendesis'shme eshte se faqja eshte online. Me mbi 500 komente neper artikuj, 300 te abonuar (qe e kan aktivizuar abonimin ne blog) dhe qindra te tjere qe nuk e kan aktivizuar faqja dikur ishte nder kryesoret ne fushen te ciles i takon. Se shpejti do te kthehet aty ku ka qenen ... shpresoj.
Ndoshta do te keni shume kritika per dizajnin, por kjo eshte gjeja e fundit qe po i kushtoj rendesi ne keto momente. Qellimi im eshte ofrimi i informacionit tek lexuesit. Siq e shihni kur futeni ne nje post nuk ka asnje reklam, as link as asgje. Theme-ja ne default ishte keshtu dhe une vendosa te mos e prek fare.
Postuar ne daten 2011-06-21 • 3 Koment(e) • 0 Pelqim(e)
Teksa po surfoja ne facebook me ra ne sy nje titull i njohur, identik me nje qe kam perdorur une ca dite me pare kur shkrova nje artikull per tech.al. Ndoqa linkun dhe fillova ta lexoj artikullin ... sa me shume lexoja shihja se ishte identik me ate qe kisha shkruar une.
Artikulli ne fjale bente fjale per twitter dhe perdorimin e tij nga shqiptaret. Ka qene tema ime e parapelqyer per kete muaj, pasiqe shkrova dy artikuj, nje ne pcwa dhe nje ne techal. Po shkoj ne fund ku e mbaj mend kisha shkruar te me ndjeknin mua dhe tech.al ne twitter dhe cka te shoh ... tipat e kishin bere na ndiqni @kosovapc.
Mu qesh vetmevete dhe i dhash nje koment atij autorit ne facebook, per arsye se aty komenti do te dilte menjeher dhe shoqeria e tyre do ti shihnin te palarat e tyre sesa ti jepja nje koment ne faqe te cilin e dija se kurre nuk do ta aprovonin ... apo ishin aq injorant sa edhe do ta aprovonin, megjithate kete nuk e di.
U futa ne thellesi te faqes dhe po shihja artikujt e tjere. Te gjithe ishin tituj qe kisha lexuar me heret, shumica ne pcworld.al por edhe ne faqe tjera qe shkruajn permbajtje unike dhe qe meritojne lavdate si p.sh kosovabyte.net apo tech.al.
Autori i vetquajtur webdesigner skishte bere asgje pos qe kishte vendosur nje theme e cila eshte me pagese dhe quhet Mashlife dhe imiton dizajnin paraprak te blogut shume te njohur Mashable.com. Me interesantja ... ne nje tech blog kishin vendosur sekcionin e HOROSKOPIT. WTFFFF ketu shihej puna e tyre dhe skishte nevoje qe te vazhdoja me tutje.
Sidoqofte une ju them ktyre djelmoshave veq next. Me aq sa di une, askush duke kopjuar nuk ka arritur sukses, dhe nqs kta tipat kane kohe per te humbur le te vazhdojn, askush nuk do ti ndal ... ata vet do te ndalen.
Faqja: www.kosovapc.com
Artikulli i kopjuar: http://kosovapc.com/?p=373
Keta jane te mencur, shikoni me sa mencuri e kane perdorur Google Translate per te perkthyer lajmet ... si nuk i eshte kujtuar askujt me perpara kjo gje : http://kosovapc.com/?p=197
EDIT:
Pasi mendova se djaloshi e kuptoi gabimin, doli e kunderta. Krijoi nje blog ne ditari.im dhe u kunderpergjigj. Do ta mirprisja nqs do te kishte te drejte, por nuk kishte.
http://arbonqorri.ditari.im/artikull/544-kopjacja--.html - ky eshte linku i artikullit. Fillon me ... ne qe po i thojm ketij djalit kopjues, qenkemi kopjues vet. Postoi nje link te nje artikulli, identiku i te cilit gjendej ne nje faqe knninfo.com me duket. U cudita dhe fillova te hulumtoj pak ne kete faqe. Me habiti numri i madh i artikujve ne fushen e teknologjise. Teksa po shfletoja ate sekcion, doli se knninfo kishe nje tool ose kishte disa persona qe kopjonin artikujt ne faqet e tjera dhe i postonin ne faqen e vet. Ja dhe disa fakte:
TECH.AL - KNNINFO.COM (Xperia Play pranon 3 lojëra klasike nga PlayStation)
PCWORLD.AL - KNNINFO.COM (iPhone 5, ekran “qoshëm-qoshe”)
SHEKULLI.COM.AL - KNNINFO.COM (Përfundoi epoka “Facebook”?)
TELEGRAFI.COM - KNNINFO.COM (Facebook përgënjeshtron mediat: S’kemi humbur përdorues)
TECH.AL - KNNINFO.COM (HP tregon se çfarë tableti TouchPad mund të bëj)
TECH.AL - KNNINFO.COM (CEO i Nokias mohon thashethemet për shitjen e Nokias)
Gjithashtu ne knninfo.com qe ky zoteriu pretendon se jane kopjuar artikujt, permendet burimi i faqes tone pra tech.al. http://www.knninfo.com/?page=1,8,26757
http://www.knninfo.com/?page=1,8,27247 - ndersa per kete te dhashe prova me heret. po deshe te jap akoma.
shiko edhe llogarine @techALB ne twitter, sheh dhe datat e postimit te artikujve. knninfo paska nje tool qe menjeher pas publikimit merr artikujt dhe i poston ne faqen e vet. Sidoqofte eshte shume pak e logjikshme, qe tech.al, pcworld.al, shekulli.com.al, telegrafi.com etj te kopjojne knninfo (te cilen sot per heret te pare e vizitova se skisha degjuar per te), cdo person me logjike do te kuptonte se eshte e kunderta, knninfo kopjon keto faqe.
.... dhe shfaqja vazhdon. Djaloshi na pyet per te dhenat ne nje artikull ku thuhet se 7.5 milion perdorues ne facebook jane nen moshen 13 vjeqare. Ai duke tentuar te tregohet se e njeh ironin thote se mos i kemi bere ne statistikat, apo e paskemi hackuar facebook-un. Ketu shihet mendesia e tij, ka akoma pune qe ai te pjeket. Cdo person qe merret me keto pune e di, se artikujt qe flasin per te tilla tema si facebook dhe statistikat rreth saj e di se jane perkthim nga faqet me renome boterore te cilat i kane verefikuar keto statistika. Sepse asnje faqe shqiptare nuk i ka mundesite qe te bej statistika te tilla te detajuara.
Thote dhe diqka rreth Google Translate por se kuptova dhe me mjafton koha dhe mundi qe hargjova per te shkruar gjithe kete shkrim por e ndjeva veten borxhli ndaj vizitoreve te faqeve te cekura ne kete shkrim, qe te dine te verteten me FAKTE.