Ta bejme Ditari.im nje platforme popullore tek shqiptaret
Puna qe ka bere Joni me ditari.im eshte me te vertete per tu lavderuar. Por kjo nuk mjafton, apo jo? Ne nje diskutim qe hapa tek webmaster.al po shprehja brengen time se blogjet shqiptare dhe personat qe ishin marrur me to, kishin vdekur! Por doli se e kisha gabim.
Blogjet jan tip ditari virtual, vendos gjera te zakonshme, video, foto e te tilla gjera. Po shihja faqe te ngjashme si ditari.im ne shtetet tjera dhe ato jane shume te famshme, te perdorura. Pse te mos ndodh kjo gje edhe tek shqiptaret, aq me shume kur kemi nje produkt 100% shqiptar, falas dhe shume funksional/i perdorshem.
Une do te ju therrisja te gjitheve, qe te ndihmoni platformen ditari.im ne te gjitha format qe dini dhe keni mundesi. Mund te filloni nga krijimi i nje blogu ne te dhe shkrimit te ndonje artikulli, postimi i linkut te ditari.im ne profilet e juaja ne facebook dhe twitter, te ju tregoni shoqerise dobite dhe te mirat qe nje blog ju ofron.
Une jam i BINDUR ne suksesin e ditari.im nqs do te punohej pak ne reklamimin/shperndarjen e tij. Fundja nuk eshte e paditur/padegjuar se shqiptaret ne pergjithesi jane kurioz me gjerat e reja. Te gjithe ne mbajm mend kohen e piczo.com (vitet 2005 besoj) kur te gjithe shqipet po krijonin faqe aty. Pse te mos ndodh nje gje e tille edhe me Ditari.im.
Cdo ide qe do te kishit e qe do te i hynte ne pune zhvillimit te metutjeshem te ditari.im, do te ishte e mirpritur qe ta ndanit me ne.
Ne shqiptaret spara jemi te njohur per ndihmesen njeri tjetrit (ne pergjithesi) por kur kemi kohe qe ne blogjet dhe faqet tona te ju kushtojme ore te tera artikujve qe flasin per produkte te huaja, pse te mos i humbasim ca minuta per te shkruar ca fjale per nje produkt tonin :).
Ditari.im e meriton kete :)
Etiketa : ditari.im, blog,
Komente:
Nga Ted Reka ne daten 2011-05-25 Ditari.im eshte nje nga te vetmet platforma te koduara nga scratch, nga nje shqiptare, dhe per me teper ne open source. Jonian Dervishi ka bere nje pune shume te mire me ditari.im dhe une jam i cmendur pas ketij projekti. Nga dita ne dite pres jonin te nxjerri ndonje feature te re, dhe nga dita ne dite postoj artikuj ne blogun tim. Nuk mendoj se nje blog per nje shqiptar duhet te jete kaq e veshtire per tu mirmbajtur, qofte nje post ne 2-3 dite, do te ishte perfekte. Nje blog eshte dicka ku nje person shkruan rreth vetes, rreth gjerave qe ndodhin, tweaks & tricks edhe gjera kompjuterike, edhe gjera qe s'kane lidhje me internetin dhe boten e informatikes. Shqiptaret duhet ta heqin mendjen nga FACEBOOK, 24/7 aty te ngjitur pas monitorit, te dalin jashte, te marrin ajer dhe te kuptojne qe mundesia qe atyre ju jepet qe te kene internet, nuk mund te shfrytezohet vetem me facebook.
Btw, check mine:
tedreka.ditari.im
:)
Te uroj suksese ne shkolle dhe ne jete, granit!
Nga Granit Doshlaku ne daten 2011-05-26 Flm per komentin se pari.
Ditari.im duhet ta shfrytezoj nje gje qe po ndodh me fb tek shqiptaret, ose keshtu po me duket mua. Te gjithe po e kuptojne se fb po ju merr shume ama shume kohe dhe po kerkojne nje alternative tjeter socializuese apo quaje si te duash qe akoma te rrine virtualisht ne kontakt me shoqerine por njekohesisht ta organizojne kohen. Pse zgjidhja te mos jete ditari.im. Fundja fb po perdoret vetem per te ngarkuar foto, komentuar, like-ur e te tilla gjera qe mund te behen edhe tek ditari.im.
Ideja ime eshte qe ditari.im te socializohet akoma me shume, pak me shume pamje te reja do te ishin OK, dhe ca shtesa ne sistem.
Por ne anen tjeter duhet kuptuar se Joni eshte i vetem ne kete projekt dhe nuk mund te presim fokusimin e tij te plote vetem ne kete projekt.
BTW e kom checkirat blogun tend kohe me pare dhe me ka bere pershtypje. Nje keshille per ty :P (se e bera veten si te rritur), je i ri ne moshe por mos lejo qe kjo te te pengoj ne qellimet tua :). Vazhdo me kete ritem, por vazhdo me plan :)
Nga Ted ne daten 2011-05-26 Thanks bro!
Do i ndjek keshillat e tua, fakti qe jam pak i vogel nuk me pengon te zhvilloj disa projekte serioze dhe te merrem njekohesisht me update-imin me blogut tim(qe edhe pse nuk shikohet shume) mbase nje dite mund te behet nje vend ku njerezit te marrin keshilla, dhe ne kete gje shpresoj shume.
Sa per ditari.im, kjo qe po thua eshte nje gje e vertete. I mean, come on! Interneti vetem ne 2010-2011 eshte futur shume ne popullsine shqiptare, ama puna eshte qe ka qene facebooku qe i ka shtyre ta marrin ate, dhe duke ditur qe ato already kane internet, ditari.im mund te shfrytezoje dhe njerezit te futen dhe te blogojne per gjerat e tyre te perditshme. Ditari.im ka dhe butonin like, dhe butonin tweet, dhe s'e ka problem per te shtuar ndonje buton tjeter qe mund te perdorin shfletuesit shqiptar.
Te uroj gjithe te mirat.
Komentoni:
Kush jam
Une jam Granit Doshlaku, nxenes ne vitin e dyte, gjimnazi 'Sami Frasheri, drejtimi Matematike - Informatike.
Ka ca vite qe merrem me virtualizem ne pergjithesi, nga te gjithat ngapak :) dhe jam webmaster i blogut ABCShqip.com.
Twitter
Shkrime qe pelqej